Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti u takua me ambasadorin italian në IRJM Karlo Romeo

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti u takua me ambasadorin italian në IRJM Karlo Romeo

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, u takua me ambasadorin e Italisë në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Karlo Romeo. Temë qendrore e takimit në mes tyre ishte situata politike në Maqedoni pas ngjarjeve të 27 prillit në Kuvendin e saj, përpjekjet për krijimin e Qeverisë së re dhe zgjedhjet lokale. Gjatë bisedës së zhvilluar, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim theksoi se subjeki politik që drejton, respekton dhe përkrah rendin kushtetues dhe karakterin unitar të vendit, ndërsa qeveria e re reformuese duhet që sa më shpejt të zgjidhet dhe të fillojë me punë menjëherë. Ai theksoi më tutje se nuk ka asnjë arsye për vonesa dhe që për prioritet e qeverisë së re janë reformat në gjyqësor, integrimi euroatlantik, marrëveshja e Ohrit, marrëdhënie të mira ndëretnike dhe ndër-fqinjësore.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …