Kryetari Begaj i jep përkrahje klubit të futbollit

Kryetar i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, së bashku me nënkryetarin Hajdin Berisha dhe drejtoreshën për kulturë, rini dhe sport, Besartë Kryeziu-Ramaj, i kanë pritur në një takim, ekipin e futbollit të Malishevës, të cilëve ju kanë dhënë përkrahje për të vazhduar me garat, dhe së bashku me lojtarët, objektiv për sezonin e ardhshëm e kanë caktuar hyrjen në ligën e parë të Kosovës në futboll. “Jam i kënaqur me rezultatin e juaj si klub, pasi në vitin e parë të garave në ligën e dytë, jeni renditur në vendin e tretë, edhe pse ka edhe dy javë deri në përfundimin e sezonit. Si një klub i ri, kjo është e arritur e kënaqshme dhe meritoni mirënjohje për këtë dhe unë besoj se shumë shpejt, ekipi ynë, do të jetë aty ku e vendin dhe e meriton, në ligën e parë të Kosovës. Ne si komunë, ju kemi përkrahur dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë, prandaj punoni dhe mos u ndalni, sepse suksesi nuk do të mungoj”, ka thënë kryetari Begaj, duke ju drejtuar futbollistëve. “Qëllim i yni i përbashkët është që të ecim para, sepse për nga potenciali dhe talenti, ekipi ynë e meriton të garoj në Ligën e parë dhe ky është objektivi ynë, që në sezonin e ardhshëm, të ngjitemi aty ku e keni vendin”, ju ka thënë lojtarëve, nënkryetari Hajdin Berisha. Edhe drejtoresha Kryeziu-Ramaj, i ka inkurajuar futbollistët dhe ka premtuar përkrahje nga ana e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport. Kryesia e klubit dhe lojtarët, e kanë falënderuar komunën, për përkrahjen e vazhdueshme gjatë tërë sezonit.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …