Ministri i MPB-së Bejtush Gashi, vizitoi Suharekën

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, i shoqëruar nga Bekim Hoxha, drejtor i Përgjithshëm i ARC-së, kanë qëndruar në Suharekë. Fillimisht ata u pritën nga kryetari i Komunës Bali Muharremaj, kurse më pastaj kanë vizituar Qendrën e Regjistrimit Civil dhe Njësinë e Zjarrëfiksave në Suharekë. Kryetari Muharremaj dhe Ministri Gashi kanë biseduar rreth mundësisë për ndërtimin e një objekti modern për Njësinë e Zjarrëfiksave, për çka kryetari Muharremaj tha se ne do të sigurojmë hapësirën ku do të ndërtohet objekti, ndërsa Ministri Gashi do të ndihmojë me investime për ndërtimin e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …