Kryetari Begaj, priti koordinatorin për kulture, rini dhe sport, Rexhep Hoti

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori për arsim dhe edukim, Blerim Thaçi, kanë pritur sot në një takim pune, koordinatorin nacional për kulturë, rini dhe sport, Rexhep Hotin, me të cilin ka biseduar për mbajtjen e aktiviteteve sportive në nivelin e shkollave, në kuadër të programit nacional për kulturë, rini dhe sport. Në këtë takim, koordinatori Hoti, i ka njoftuar organet komunale, për programin dhe mbajtjen e garave sportive në nivel të shkollave, dhe gjithashtu i ka njoftuar edhe me programin e sektorit të cilin ai e drejton, dhe qëllimet që synohen të arrihen përmes këtyre organizimeve. Hoti e ka vlerësuar lartë prezantimin e Komunës së Malishevës, në garat e mëhershme që janë mbajtur në nivel vendi.

Kryetari Begaj dhe drejtori Thaçi, kanës shprehur gatishmërinë e Komunës së Malishevës, për të bashkëpunuar në realizimin e këtij programi me të gjitha shkollat.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ekrem Kastrati priti në takim komandantin e KFOR-it për Rajonin e Perëndimit, kolonelin Lorenzo Mangia

Kryetari i Komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati, ka pritur në takim komandantin e ri …