Kryetari Begaj uron të gjitha nënat, me rastin e 8 Marsit

Kryetari i komunës së Malishevës z.Ragip Begaj me rastin e 8 marsit ditës ndërkombëtare te gruas  uron të gjitha nënat dhe grat ku do që të jenë, ndër të tjera shtoi: Të nderuara dhe të respektuara nëna, gra dhe motra, Urime 8 Marsi, Dita ndërkombëtare e gruas. Me këtë rast, uroj të gjitha nënat tona, që kanë luajtur rol të rëndësishëm në zhvillimet e çështjes shqiptare në përgjithësi. Ishin ato nëna që lindën, rritën dhe edukuan dëshmorët që na sollën lirinë, janë të gjitha ato femra që ishin krah për krah me burrat në luftën për liri, dhe janë ato që e meritojnë të jenë të barabarta me kontributin e tyre në zhvillimin e vendit.

Urime nga biri dhe vëllai i juaj, Ragip Begaj-Kryetar i Komunës së Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …