leoni

Kryetari, Emmanuel Macron, i kushtëzon Shqipërisë miratimin për hapjen e negociatave, me riatdhesimin azilkërkuesve nga Franca

Kryetari i Francës, Emmanuel Macron, kushtëzon  miratimin për hapjen e negociatave vetëm nëse Shqipëria nënshkruan një dokument për riatdhesimin e të gjithë azilkërkuesve nga Franca. Këto janë raportet që qarkullojnë orët e fundit në mediat europiane dhe rajonale e që kanë ngritur jo pak shqetësim për qëndrimin e Francës ndaj Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në prag të samitit të marsit. Një zyrtar i lartë europian, duke folur në kushte anonimiteti ka zbuluar se Franca nuk është mjaftuar vetëm me ndryshimin e metodologjisë së zgjerimit, por ka vendosur si kusht edhe zgjidhjen e çështjes së azilkërkuesve. Franca ka vënë si kusht për të tërhequr veton ndaj negociatave me Shqipërinë riatdhesimin e të gjithë azilkërkuesve nga vendi i vogël i Ballkanit Perëndimor. “Zyrtarë të lartë në Bruksel bëjnë të ditur se Parisi pritet të kërkojë nënshkrimin e një dokumenti dypalësh për rikthimin e azilkërkuesve në vendin e tyre.  Kushtëzimit iu ka  bashkuar edhe Holanda, e cila po ashtu kërkon që qeveria shqiptare të riatdhesojë azilkërkuesit.

Kontrolloni gjithashtu

Kontestimi i provave vizuale në proceset gjyqësore ndërkombëtare: rasti i fotografisë Thaçi–Demaçi në Gjykatën Speciale

Në sallën e Gjykatës Speciale në Hagë, një moment i pazakontë ndezi debat mes mbrojtjes …