leoni

Kryetari Haliti dhe Ministri Krasniqi biseduan për mundësinë e përfundimit sa më të shpejt të zonës ekonomike dhe zgjerimit të saj

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti është pritur në takim nga Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi. Gjatë këtij takimi bëhet me dije se kryetari Haliti dhe Ministri Krasniqi kanë biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit ne projektet ekzistuese dhe projekte tjera. Në veçanti është folur për zonën ekonomike në fshatin Budrikë të Vitisë, që ajo të përfundoj sa më parë por edhe për mundësinë e zgjerimit te saj dhe përfshirjen e komunave Gjilan, Kllokot, Partesh dhe Ranillug. Gjithashtu në këtë takim është folur edhe për Inkubatorin e bizneseve ku kryetari e njoftoje ministrin për projektin duke kërkuar mbështetje nga MTI. Kurse Ministri Krasniqi u shpreh i gatshëm per ta përkrah këtë projekt i cili sipas tij ka një rendësi te madhe për komunën e Vitisë.

Kontrolloni gjithashtu

Në komunën e Ferizajt u publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024

U publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024, në komunën e …