Kryetari Haliti ka nënshkruar dokumentin me të cilën qyteti i Vitisë do të bëhet me shesh modern

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit për Grantin e Përformancës Komunale (GPK) për vitin 2020 me të cilën pritet të realizoj projektin “Rregullimi i sheshit në qendër të Vitisë”. Përndryshe komuna e Vitisë, është përfituese e grantit të përformancës komunale që bashkë financohet nga Qeveria Zvicerane përmes SDC-së, Qeveria Suedeze përmes SIDA-së dhe Qeveria Norvegjeze përmes Ambasadës Norvegjeze në Prishtinë. Bëhet me dije se projekti për rregullimin e qytetit të Vitisë, do të kushtoj mbi 220 mijë euro ku 150 mijë euro do të mbulohen nga granti i përformancës komunale kurse 70 mijë euro do të bashkëfinancoj komuna e Vitisë. Realizimi i këtij projekti po mirëpritet nga qytetarët vitias pasi do të krijoj më shumë hapësirë për lëvizje të sigurt brenda qytetit por do të ja jap atij një shesh të bukur dhe modern. Gjatë nënshkrimit të këtij dokumenti ishte e pranishme edhe Fatbardha Emini, zëvendësministre e MAPL-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …