leoni

Sadik Halitjaha

Sadik Halithaja: Jo vetëm pas vdekjes duhet t’iu ju njohim meritat njerëzve

Ishin tre  kolosët e mëdhenj!

Ata morën udhëheqjen e organizatës së fshehur atdhetare Fadil Vata Afrim Zhitia Fari Fazliu.

Më 10-11 qershor 1988 në Prishtinë Mirë është t’i përmendemi edhe disa hero që i kemi të gjallë se kjo veti negative e popullit tonë të shumë vuajtur nën pushtim, që nuk kemi guxuar të ju shpalosim vlerat e të gjallëve nga pasojat e pushtuesit si dhe nga një dyshim i bazuar se sa janë gjallë mund të tradhtojnë?!

Por edhe nëse do të ndodhë si që ndodhë ndonjëherë i shkel vlerat e veta edhe ato duhet than sa është  në jetë. Apeloi pasi që jemi në liri të i aplikojmë këto standarde qe i ka bota. Jo vetëm pas vdekjes të ju njohim meritat njerëzve. E humbim motivin të brezat e ardhshëm, që njerëzit të shpërfaqin heroizmin e tyre në jetë sepse ua mohojmë pa të drejtë. Këta tre kolosët e mëdhenj e riorganizuan Komitetin e OML-së në nivel të Kosovës dhe viseve shqiptare nën okupim.

Ky riorganizim erdhi si rezultat i ndërhyrjes nga organet e atëhershme të Shqipërisë mëmë,dhe ndërlidhja nga jashtë-vendit e degës së organizatës. Nga Shaban Muja ju bahet lidhja mes Fadil Vates, Afrim Zhitisë, Fari Fazliut, Ahmet Haxhiut, Bardhyl Mahmutit, Ramadan Avdiut  e të tjerëve, të cilët mbollën farën e lirisë dhe trasuan rrugën revolucionare e çlirimtare.

Prandaj nuk mjafton vetëm t’ i kujtojmë por duhet t’ i respektojmë, vlerësojmë dhe duhet që t’i kultivojmë vlerat e atdhetarizmit e shembullit të rezistencës e të sakrificës personale për atë të përgjithshmen për lirinë e popullit e të atdheut.

Ky shkrim u hartua  me rastin e përvjetorit të Heroit, Fadil Vata.

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Varfëria është një problem social-ekonomik (i trajtuar por pa zgjidhje)

Kosova po përballet me shumë probleme sociale dhe ekonomike nga viti 2022, kemi një trend …