Kryetari Haliti priti në takim deputeten e Republikës së Kosovës, Marigona Geci Lala

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim deputeten e Republikës së Kosovës, Marigona Geci Lala. Gjatë këtij takimi ata kanë bashkëbiseduar lidhur me projektet e ndryshme për këtë komunë, bashkëpunimin me institucionet e ndryshme por edhe rreth gjendjes së pandemisë në komunën e Vitisë. Kryetari Haliti theksoj se komuna e Vitisë, është e përkushtuar të realizoj projekte të cilët ndikojnë drejtpërdrejtë në ndryshimin pozitiv të jetës së qytetarëve. Ndërkaq deputetja Marigona Geci Lala, ka bërë me dije se ajo do të jetë një zë i arsyeshëm i qytetarëve vitias në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Përndryshe Geci Lala është ndër deputetet më të reja në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe jeton në Drobesh të Vitisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i ndau mirënjohje z. Januz Selimi për kontributin në fushën e arsimit gjatë viteve 90-ta

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, priti sot në takim z. Januz Selimi, i …