Kryetari Haliti priti në takim U.D. të Drejtorit të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, Faton Jasharin

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe zëvendësi i tij, Hasan Aliu, kanë pritur sot në takim ushtruesin e detyrës së Drejtorit të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, z. Faton Jashari i shoqëruar nga zyrtari ligjor i kësaj zyre në Gjilan, z. Sokol Haziri. Me këtë rast ata kanë bashkëbiseduar për mundësinë e hapjes së Zyrës për Ndihmë Juridike falas në Viti, ku do të ofrohet qasje e barabartë të qytetarëve në drejtësi, jo vetëm atyre nga komuna e Vitisë por edhe të komunave për rreth. Me këtë rast kryetari Haliti tha se ai është i gatshëm të bashkëpunoj me këtë institucion që kjo zyre të hapët në Viti.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti priti zv.drejtorin e KEDS-it, Avni Alidemaj dhe morën pjesë në përurimin e trafos në Kabash

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim zv.drejtorin e përgjithshëm të …