Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Ferizajt u bë hapja e fushatës së Muajit Rozë, një muaj i dedikuar ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit dhe rëndësinë e kujdesit ndaj shëndetit të gruas.
Në aktivitet morën pjesë drejtues të institucioneve shëndetësore dhe staf shëndetësor, të cilët përcollën mesazhin për rëndësinë e kontrolleve të rregullta mjekësore dhe diagnostikimit të hershëm.
Fushata synon të rrisë ndërgjegjësimin e grave për kontrollet parandaluese, informimin mbi kancerin e gjirit dhe rëndësinë e identifikimit të hershëm të sëmundjes.
Përmes kësaj fushate, institucionet shëndetësore bëjnë thirrje për më shumë kujdes, informim dhe mbështetje për çdo grua.
Zbulimi i hershëm shpëton jetë.