Kryetari Haliti reagon serish ndaj reduktimeve të energjisë elektrike

Kryetari i komunës së Vitisë Sokal Haliti reagon serish ndaj reduktimeve të energjisë elektrike, ai ndër të tjera tha:

Sinqerisht është e pakuptimit ndërprerja e energjisë elektrike nga KEDS-i në territorin e komunës sonë dhe atë pa paralajmërim. Këto ndërprerje të energjisë elektrike po shkaktojnë pakënaqësi edhe tek qytetarët tanë të cilët po ankohen tek organet komunale për mungesë të energjisë elektrike. Fatkeqësisht ndërprerjet e energjisë elektrike në kohën kur kemi një fluks të madhe të bashkatdhetarëve tanë po ndikojnë edhe në vonesa në shërbimet e ndryshme për të cilët ata kanë nevojë në vendlindjen e tyre. Po ashtu duhet të kemi në konsideratë se aktualisht po mbretërojnë temperaturat e larta. Prandaj edhe njëherë kërkojmë nga autoritetet dhe udhëheqësit e KEDS-it, që të bëjnë çmos që të mos kemi reduktime të tilla të energjisë elektrike dhe të mendojnë për konsumatorët e tyre.

Sinqerisht

Kryetari i komunës së Vitisë

Sokol Haliti

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …