Kryetari Haliti vizitoi disa projekte infrastrukturore në fshatin Binçë

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor ka vizituar fshatin Binçë. Aty ai nga afër ka parë disa projekte që janë realizuar dhe po realizohen në këtë fshat në të cilën kalon lumi “Morava e Binçës” dhe ku gjendet edhe shëtitorja e cili dita ditës po shfrytëzohet nga shumë qytetarë për ecje. Me këtë rast Kryetari Haliti ka pare nga afër punimet që kanë përfunduar në asfaltimin e rrugës “Nënë Tereza” që lidhë mes veti qytetin e Vitisë me Binçën. Ky projekt është realizuar në kuadër të bashkëpunimit të Komunës së Vitisë me Ministrinë Infrastrukturës të Republikës së Kosovës dhe është segment i parë rrugës Viti- Kërbliqë – Kaçanik. Gjithashtu ai ka parë nga afër punimet në ndërtimin e një ure në këtë fshat që lidh mes veti fshatrat Binçë, Kabash dhe Shushtë. Përndryshe ai është takuar aty edhe me banorë të këtij lokaliteti të cilët u shprehën falënderues për realizimin e projekteve të shumta në këtë lokalitet.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi e ka pritur në takim z. Shaip Himaj nga fshati Gexhë

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, e ka pritur në takim z. Shaip Himaj …