Kryetari Haliti, vizitoi punimet në rrugën që lidhë mes veti fshatrat Lubishtë, Ramnishtë dhe Podgorcë

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar sot punimet për rregullimin e rrugës që lidhë mes veti fshatrat Lubishtë, Ramnishtë dhe Podgorcë. Gjatë vizitës, ai ka përcjellur nga afër punimet në këtë projekt infrastrukturor duke theksuar rëndësinë e këtij projekti për banorët e këtyre fshatrave por edhe të komunës së Vitisë.

Sipas kryetarit Haliti, qeverisja lokale në Viti po punon vazhdimisht në përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve por duke i lidhë edhe fshatrat e saj përmes rrugëve të reja dhe atyre ekzistuese. Ai ka shtuar se ky projekt do të sjellë një lehtësim të konsiderueshëm për qarkullimin e banorëve dhe do të rrisë vlerën e pronave në këto fshatra. Ai bëri me dije se ky investim është një mundësi e mirë për të forcuar lidhjet mes fshatrave dhe për të hapur mundësi të reja zhvillimit të fshatrave. Përndryshe banorët e këtyre fshatrave kanë mirëpritur këtë investim duke shtuar se për ta ajo ka një vlerë të rëndësishme duke falënderuar kryetarin për këtë investim infrastrukturor.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …