leoni

Komuna e Malishevës rendit ndër më të mirat në realizimin e të hyrave vetanake në vitin 2024

Komuna e Malishevës, bazuar në raportet e vlerësimit të bëra nga Instituti GAP,  renditet ndër më të mirat në realizimin e të hyrave vetanake në vitin 2024, duke i tejkaluar të hyrat për 17 % në raport me vitin 2023, ndërkaq në raport me vitin 2022 të hyrat janë tejkaluar mbi 100%.

Sipas Institutit GAP, Komuna e Malishevës në vitin 2022 ka realizuar të hyra vetanake nga Tatimi në Pronë 370 mijë euro. Në vitin 2023 të hyrat kanë qenë 639 mijë euro ose 73% më shumë dhe në vitin 2024 të hyrat nga Tatimi në Pronë kanë arritur në shumën prej 748 mijë euro apo 17% më shumë se viti paraprak.

Shtatë komunat kryesore të vendit të hyrat nga tatami në pronë për vitin 2024 i kanë më të ulëta se në vitin 2023. Prinë Gjilani me -48 % (3 milion e 88 mijë në vitin 2023 duke pësuar rënje në vitin 2024 në vetëm 1 milion e 621 mijë euro të hyra nga tatimi në pronë. Pason Ferizaji (-41%), Prishtina (-34%), Prizreni (-30%), Mitrovica e Jugut (-25%), Peja (-20%), dhe Gjakova me (-16%).

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti takohet me shefin e misionit të OSBE-së, McGurk dhe me ambasadorë nga vendet e Beneluksit dhe ato nordike

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka marrë sot  pjesë në një takim  në …