Thaçi: Kosova është aktivisht e angazhuar për marrëveshje me Serbinë e cila përfshin njohje reciproke

Kryetari, Hashim Thaçi, ka biseduar me ambasadorët e vendeve të Quintit për dialogun me Serbinë

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka biseduar  dje me   ambasadorët e vendeve të Kuintit, ambasadorin amerikan, Delawie ambasadorin O’Connell, të Britanisë së Madhe, ambasadorin, Chabert të Francës, ambasadorin, Sardi të Italisë, zëvendësambasadorin, Voss, të Gjermanisë dhe shefen e Zyrës së BE-së, Natalyia Apostolova. Thaçi i njoftoi ambasadorët se e ka pranuar ftesën e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini, për takimin e ri në Bruksel, të dielën më 24 qershor. “Përfaqësuesit e shteteve të Kuintit rikonfirmuan përkrahjen e tyre për fillimin e fazës përfundimtare të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy shteteve”, thuhet në njoftim. Kosova është e gatshme për dialog dhe për normalizim të marrëdhënieve”, citohet të ketë thënë, Hashim Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …