Hashim Thaci

Kryetari, Hashim Thaçi konsideron se marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë janë më të mira se sa paraqiten ( ! )

Gjatë qëndrimit në Bruksel, kryetari, Hathim Thaçi ka mbajtur një kushtuar Ballkanit Perëndimor, të organizuar nga Këshilli Evropian për Politikë të Jashtme. Ndonëse Serbia ka një qasje kundër Kosovës, ai gjatë fjalës para të pranishmëve ai ka thënë se marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë janë më të mira se sa paraqiten (!). Kryetari, Hashim Thaçi ka shtuar më tutje se është zotuar Kosova do të vazhdojë të jetë e përkushtuar për normalizimin e raporteve me Serbinë fqinje. Ai paralajmëruar se së shpejti do të formohet grupi punues për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Puna e këtij komisioni, ka thënë Thaçi, do të jetë në përputhje me marrëveshjen e arritur në Bruksel me Serbinë, në harmoni me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe në kuadër të institucioneve të Kosovës. Ndërsa duke folur për demarkacionin me Malin e Zi dhe kundërshtimi që po i bëhet nga opozita, ai ka theksuar e respekton mendimin e të gjithëve, por nuk mund të pajtohet me ata që kundërshtojnë Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, duke u vënë kundër liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Andaj, ka paralajmëruar se Kosova do ta ratifikojë këtë Marrëveshje në Kuvend.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …