leoni

Kryetari, Hashim Thaçi priti në takim vëzhguesit e PE-së për zgjedhjet e 11 qershorit

Kryetari, Hashim Thaçi priti në takim vëzhguesit e PE-së për zgjedhjet e 11 qershorit

Kryetari, Hashim Thaçi ka priti në takim vëzhguesit e Parlamentit Evropian të udhëhequr nga Igor Šoltes. Në takim u bisedua për procesin zgjedhor në vendin tonë i cili do të mbahet nesër më 11 qershor. Gjatë bisedës së zhvilluar, kryetari, Hashim Thaçi theksoi se Kosova ka ndërtuar traditë të mirë të zgjedhjeve të lira, demokratike dhe se pret që të njëjta do të jenë edhe zgjedhjet e 11 qershorit. Kështu do të konfirmohet standardi i lartë i zgjedhjeve në Kosovë. Ndërkohë, drejtuesi i vëzhguesve të zgjedhjeve të Parlamentit Evropian, Igor Šoltes tha se zgjedhjet janë proces i rëndësishëm për Kosovën  dhe jemi këtu për ta dhënë kontributin tonë që ta ndihmojmë këtë proces të rëndësishëm për Kosovën dhe qytetarët e saj.

Kontrolloni gjithashtu

Korrik 1998 Beteja për Mbrojtjen e  Rahavecit

Korrik 1998 ka filluar Beteja për Mbrojtjen e  Rahavecit. Atë ditë komandanti, Agim Çelaj, i …