Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është shprehur kundër trajtimit që është duke iu bërë deputetit, Behxhet Pacolli

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është shprehur kundër trajtimit që është duke iu bërë deputetit, Behxhet Pacolli

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj,  është shprehur kundër trajtimit që është duke iu bërë deputetit  Behxhet Pacolli nga autoritetet e vendit. Haradinaj ka thënë se Pacolli është duke u trajtua në mënyrë të padinjitetshme. “Gjithmonë kam qenë kundër trajtimit të padinjitetshëm të kujtdoqoftë, duke mos përjashtuar këtu edhe trajtimin, potencialisht të keq të aktivistëve të Vetëvendosjes dikur dikur. Pa ndryshuar asnjë shkronjë, sot e kundërshtoj fuqishëm trajtimin e padinjitetshëm të një të zgjedhuri të popullit, siç është deputeti Behgjet Pacolli. Sipas Kushtetutës, mandati i deputetit është i pacenueshëm dhe i pandikueshëm nga agjendat politike”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …