Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar, nga Vjosa Osmani që të distancohet nga qeveria Kurti, pasi ajo t’i kërkojë falje qytetarëve nga të cilët kërkuar votë në vitin 2021 për Lëvizjen Vetëvendosje. Haradinaj në konferencë për medie paraqiti tri arsye pse duhet të mbahen zgjedhjet e rregullta me 26 janar të vitit 2025, derisa u shpreh skeptik për mundësitë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në vjeshtë. Kryetari i AAK-së, konsideron se Kurti ka dështuar në politikën e jashtme, marrëdhëniet me partnerët strategjikë, ka kapur institucionet e pavarura dhe ka bërë regres në sferën e ekonomisë. Ideja e kryeministrit Kurti për shpërndarjen e Kuvendit s’ka qenë projekt serioz, pasi Vetëvendosja dhe partitë e afërta me ta, ku përfshiu edhe Listën Serbe po kërkojnë që zgjedhjet të mbahen me 9 shkurt ose 16 shkurt. Krahas kësaj, Haradinaj adresoi një mori akuzash ndaj deputetëve të shumicës dhe shfaqi dyshime lidhur me zyrtaren shumë të përfolur të kësaj partie, Dejona Mihali.
Kontrolloni gjithashtu
Avdullah Hoti thotë se ka diskutuar për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë gjatë kohës kur ai ishte në krye të Qeverisë
Ish-kryeministri, Avdullah Hoti, ka diskutuar për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë gjatë kohës …