Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, konsideron se kryeministri Albin Kurti është spiuni i Serbisë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti është  spiuni i shtetit serb. Pas raportimeve se terroristi Milan Radojiçiq ka pasur gisht në vendimin për pagat minimale, nga ku dhe janë përjashtuar pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj u shpreh se është hera e parë në historinë e vendit, që është bashkuar vota e deputetëve shqiptarë me serbë në Listën Serbe kundër UÇK-së, dhe këtë e ka bërë Albin Kurti. Dhe po ashtu është vërtetuar se për këtë votë, janë marrë vesh pas shpinës së Kosovës. Kjo tregon se Kosovën e udhëheq njeriu i Serbisë, spiuni i Serbisë, ka nënvizuar Ramush Haradinaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Humolli

Fatmir Humolli godet Kurtin: “Arrogant, s’duhet të ketë mundësi për qeveri të re”

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Fatmir Humolli, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë Albin Kurti, duke e …