Nexhat Daci thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës e ka humbur orientimin e saj historik

Kryetari i ASHAK-ut, Nexhat Daci thotë se nuk ka ligj ndërkombëtar që mund t’ia merr Ujmanin Kosovës

Kryetari i ASHAK-ut, Nexhat Daci, ka folur për dialogun me Serbinë dhe propozimin e kryetarit Hashim Thaçi për Kosovën Lindore, por edhe për debatin se liqeni i Ujmanit mund t’i takojë Serbisë. “Nuk ka ligj ndërkombëtar që Ujmanin t’ia merr Kosovës. Kosova ka investuar në të, edhe në Lepenc”, theksoi Daci . Sipas tij, shumica e njerëzve të Kosovës nuk kanë shkuar kurrë në veri. Daci vlerësoi se nëse kërkohet diçka që do të jetë e dobishme, që Akademia të japë ide për zhvillimet në Kosovë, do të diskutojnë në hierarkinë më të lartë të Akademisë. Ai tha se bashkësia ndërkombëtarë po kërkon që procesi i Kosovës të përmbyllet, pasi që ka probleme të ndryshme në botë. Daci pret që brenda disa muajve do të arrihet një unitet veprues politik në Kosovë. Për LDK-në tha se ajo ka shkuar në të gjitha proceset që është dashur për Kosovën. Ai ka kritikuar LDK-në për shkak se në këtë kohë po kërkon zgjedhje. Sipas tij, nuk është koha e tanishme për kërkesa të tilla. Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Nexhat Daci, tha se Ujmani dhe ‘Trepça’ janë prona të patjetërsueshme të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Më 16 maj 1999, në rrethana ende të pa ndriçuara është zhdukur nga forcat serbe, veprimtari kombëtar, Ukshin Hoti

Veprimtari i mirënjohur i Lëvizjes Kombëtare, profesori Ukshin Hoti ka lindur më 17 Qershor të …