Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka uruar 77-vjetorin e Çlirimit të Tiranës nga partizanët shqiptarë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka uruar 77-vjetorin e Çlirimit të Tiranës nga partizanët shqiptarë

Përmes një postimi në rrjete sociale, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj  nënvizon se sot është dita kur ne nderojmë sakrificën e heronjve, që luftuan për çlirimin e qytetit duke qëndruar të bashkuar e duke punuar për një shoqëri të drejtë dhe të barabartë. “Gëzuar 17 Nëntorin – 77 vjetorin e çlirimit të Tiranës. Sot është dita e Lirisë – dita kur ne nderojmë sakrificën e heronjve, që luftuan për çlirimin e qytetit, duke qëndruar të bashkuar e duke punuar për një shoqëri të drejtë dhe të barabartë”, shkruan Veliaj. Për përkujtimin e kësaj dite, në Tiranë do të organizohen një sërë aktivitetesh të ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

Shaip Muja i drejtohet Hagës: “Nëse keni fakte, më arrestoni – nuk kam për çfarë të kem frikë”

Ish-deputeti i PDK-së, Dr. Shaip Muja, i është drejtuar me një letër Dhomave të Specializuara …