Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka biseduar me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, zonjën Elisa Spiropali, në Shkup

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka takuar Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, zonjën Elisa Spiropali, në Shkup.  Ai tha se me zonjën Spiropali diskutuam për çështjet që kanë të bëjnë me anëtarësimin e dy vendeve tona në Bashkimin Evropian, rrugë të cilën e kemi bërë së bashku dhe para vetes kemi shumë sfida. Zonjës Spiropali i kam shprehur shqetësimet e mia në lidhje me marrëdhëniet ndëretnike brenda Maqedonisë së Veriut si dhe shkeljen e legjitimitetit që buron nga vullneti i popullit i shprehur në mënyrë demokratike përmes votës së lirë.  Gjithashtu, kemi biseduar për nevojën për Veting me mbikëqyrje ndërkombëtare, duke ndarë edhe përvojat konkrete me Shqipërinë në këtë sferë mjaft të rëndësishme. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, si dy vende aleate duhet që së bashku ta vazhdojnë rrugën e tyre drejt integrimit në Bashkimin Evropian. ka thënë Ahmeti pas takimit me Elisa Spiropalin.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …