Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Komandanti i Zonës së Drenicës, Sami Lushtaku po qëndron në Gjermani

Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Komandanti i Zonës së Drenicës, Sami Lushtaku po qëndron në Gjermani

Me qëllim për të zhvilluar aktivitet në mërgatë,  kryetari i Degës së PDK-së, në Skenderaj, Komandanti i Zonës Operative të Drenicës, gjatë luftës së UÇK-së, Sami Lushtaku po qëndron në Gjermani, ku edhe është mirëpritur nga bashkatdhetarë të shumtë.  Me këtë rast, ka deklaruar se takimi me mërgatën tregon se PDK-ja do t’i rikthehet fitoreve. Lushtaku ka shkruar se ndodhet në Rosenheim të Gjermanisë, së bashku me qindra bashkatdhetarë, në mbështetje të liderëve dhe vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pasardhëses politike të saj, Partisë Demokratike të Kosovës. Entuziazëm, mbështetje dhe organizim i madh i cili është sinjal i rikthimit të fitoreve tona të pashmangshme, për Kosovën e për diasporën. Ju faleminderit për mbështetjen kaq madhështore!”, ka shkruar Lushtaku në një postim të tij.

 

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …