Ka ndërruar jetë komandanti i togut të Batalionit të Dytë, të Brigadës 123, të Zonës së Pashtrakut, gjatë luftës, Haqif Kadriaj

Mustafë Kadriaj: Të gjallët ndërrojnë jetë, derisa ne vdesim çdo ditë, disa  fjalë për uraganin e UÇK-së Haqif Kadriaj

Për burrat e mëdhenj nuk është e lehtë të shkruash për faktin që veprimtaria shumë dimensioneve e tyre e brumosur dhe e dendur nuk di sesi t’ia fillon cilën vepër të cilëson më lart sepse një jetë kanë lënë vepër dhe kështu ishte komandanti, kështu ishte baci Haqif. Edhe më e rëndë të shkruash në kohën e kaluar për një njeri siç ishte baci Haqif por duhet sepse sot kur ne krijojmë karrierë dhe i rritim fëmijët në liri e kemi obligim të ndajmë kujtime dhe të përshkruajmë veprën pa figura stilistike por vetëm atë vepër që ka lënë sepse hiperbola i bacit Haqif ishte më e madhe se Kosova, pra ishte Shqipëria Etnike, derisa litota e bacit Haqif ishte Kosova sepse ishte më e vogël për nga idealet dhe qëllimet e tij. Jam i vetëdijshëm që mësë paku kam të drejtë të flasë për veprën e bacit Haqif sepse mese paku njohë veprimtarinë tij por me këtë dua të falënderoi nga toka deri në qiell që sot Kosova frymon lirshëm, sot Kosova është shtet i pavarur, ne sot edukohemi, krijomë karrierë dhe I rritim fëmijët falë mundit dhe veprës tyre.

Ishe ndër ata që ne për herë të parë e soditëm dhe prekëm emblemën e UÇK-së ishe ndër të parët që ne pamë me sy dhe prekëm një ushtar të UÇK-së në një kohë kur takti shqiptar ishte heshtur në një kohë që përfaqësimi i shqiptar kishte të drejtë vetëm të mbajë konferenca për shtyp por të mendohet me shkrep pushkën bie nga shtrati nëse do të ishe në ëndërr.

Ju dhe gjenerata e juaj komandant i dhatë kurajë i kthyet shpresën popullit shqiptar të nëpërkëmbur nga ish-Jugosllavia e mbetur. Komandant kush do që të ka njohur si shok të shkollës të kujton si shok të mirë dhe besnik dhe kjo besnikëri të ka përcjellë edhe në Lëvizjen Popullore dhe nga shokët dhe ushtarët tuaj ku urdhëruat e dhënë nga ju ishit pikërisht ju të parët që zbatonit me të vetmin qëllim për ti ruajtur ushtarët tuaj. Mbas lufta shumë bashkëluftëtar të ekzaltuar nga liria ranë pre egos ndërsa ju për asnjë moment por i qëndruat besnik besnikërisë tuaj duke i kthyer punës dhe jetës por kudo që ishe të kishte hije qëndrimi i përcjellë me burrëri dhe çiltërsi. Për burrat e veprave rënkon atdheu, rënkon fëmija dhe i riu, rënkon burri dhe plaku, rënkon vajza dhe nusja me vello, rënkon nëna dhe nënëlokja me shami sepse ju venitet hareja dhe gëzimi nga mungesa e juaj.

Kjo pranverë për dallim nga të tjerat nuk na e solli beharin por e mbolli një lule lirie nga e cila do mbushet me lulëkuqet e Kosovës. Shumë herë kam dëgjuar dhe lexuar kur të vdekurit përcjellin në botën tjetër të gjallët më është dukur si tregim legjende por tani po e përjetoi me ndjena dhe lëkur ku çdo ditë po degradojmë si nga aspekti intelektual dhe moral duke kontestuar dhe shumë here duke i vënë në pikëpyetje veprën e çlirimtarëve ku nga mëngjesi në mbrëmje vjellin dhe gëlltitin turpin por edhe një nëse do mbetëm ashtu vetëm do dëshmoi që kjo Liri Ka Emër me shkronjat e arta UÇK.

Burrat nuk lejnë emër por vepra, por nga emri i bacit Haqif deshifrohet vepra:

H- Heroizmi,

A-Atdhedashuria,

Q-Qëndresa,

I-Ideologjia dhe

F-Fitorja.

Komandant për brezat që vijnë do kujtohesh për heroizëm, për atdhedashuri, për qëndresë, për ideologjinë tënde të pamposhtur dhe të kurorëzuar me fitoren sublime, çlirimin e Kosovës. Nëse kjo pranvera të mori me vete ti ishe dhe do je pranverë për atdheun dhe brezat që do vijnë mbas. Si çdo njeri që lutet me lutjet që ndihet më se miri lutem nga thellësia e zemrës tek ai Zot që i gradon me xhenet ata që japin dhe shkrijnë jetën për atdhe.

Baci Haqif,  Zoti të gradoftë me xhenetin firdeus,  i lehtë të qoftë dheu i Kosovës.

Prof.Asc.Dr.Mustafë Kadriaj, Kolegji Biznesi

Kontrolloni gjithashtu

Lahi Brahimaj: Liria e një kombi ndërtohet mbi sakrificat e bijve dhe bijave më të guximshëm

Liria e një kombi ndërtohet mbi sakrificat e bijve dhe bijave më të guximshëm. Këto …