Brickos

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci në Ditën e Çlirimit të qytetit bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci në Ditën e Çlirimit të qytetit bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve

Me rastin e shënimit të 19 vjetorit të Ditës së Çlirimit të Komunës së Drenasit, Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci  me bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve dhe kanë vënë buqeta lulesh pranë varrezave të dëshmorëve në Çikatovë e Vjetër, Gllanasellë, Likoshan, Polac, Shtuticë, Vërboc, Qëndresë, Gllobar, Abri (varrezat e dëshmorëve dhe varrezat e familjes Deliu), Baicë, Krajkovë, Negroc dhe Poklek të Vjetër (varrezat e dëshmorëve dhe martirëve). Dita e Çlirimit të Drenasit do të vazhdon me aktivitete të ndryshme, duke filluar me Seancë Solemne të Kuvendit. Pastaj hapja e ekspozitës nga Shoqata e Piktorëve të Drenasit, shfaqje teatrore për fëmijë në Sallën e Kulturës, zbulimi i pllakës së dëshmorit Hysni Jetullahu në Palestrën e sporteve, ndeshja sportive në nderim të dëshmorit Hysni Jetullahu. Koncerti Festiv dhe aktivitetet përmbyllen me Finalen e Turnirit Tradicional “Rasim Kiçina”.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Bedri Hamza shfaq dyshime lidhur me komunikimin e njërit prej organizatorëve të sulmit në veri të Kosovës me Mimoza Kusarin

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka ngritur një zë kritik në lidhje me dialogun me …