leoni

Kryetari i Ferizajt Agim Aliu priti organizatorët e Mural Fest

Paraditen e sotme, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu i shoqëruar edhe nga nënkryetari Naim Ferati si dhe drejtoresha e kulturës, rinisë dhe sportit Xhemile Murati Shabani kanë pritur në takim organizatorët e Festivalit Ndërkombëtare të Muraleve në Ferizaj, festival ky unik që është mbajtur ditëve të fundit në qytetin tonë. Në këtë takim, Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu falënderoi organizatorët për punën e shkëlqyer dhe angazhimin për t’i dhënë pamje më të bukur qytetit tonë, duke realizuar murale që në gjenezën e tyre kanë historikun dhe identitetin e qytetit tonë, qytet i identifikuar me murale. Edhe drejtoresha e këtij festivali, Lebibe Topalli Shabani falënderoi kreun e Komunës së Ferizajt, veçanërisht Kryetarin e Komunës, Agim Aliu për mbështetjen direkte dhënë këtij festivali dhe gjithë organizimet tjera për të cilat zyrtarët komunal i janë gjendur pranë. Në anën tjetër edhe pjesëmarrësit në këtë festival, artistë nga Franca, Zvicra dhe vende të tjera të Evropës dhe më gjerë dhanë vlerësimet e tyre për festivalin, duke u shprehur të kënaqur me punën që është realizuar dhe mikpritjen që i bën institucioni i Komunës dhe qytetarët ferizajas. Fare në fund, organizatorët e këtij festivali patën edhe dhurata për kreun e komunës, punime këto të realizuara në koloninë artistike që është realizuar në kuadër të këtij festivali.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …