Ministri Pacolli: Kosova do të trajtohet në mënyrë të barabartë dhe sikur çdo shtet tjetër në Samitin e Sofjes

Ministri Pacolli: Kosova do të trajtohet në mënyrë të barabartë dhe sikur çdo shtet tjetër në Samitin e Sofjes

Ministri i Jashtëm, Behxhet Pacolli, thotë se pavarësisht qëndrimit të Spanjës në Samitin e Sofjes Kosova do të trajtohet në mënyrë të barabartë me shtetet e rajonit. Pikërisht për shkak të Kosovës edhe në dokumente, edhe në komunikime të BE-së vendet anëtare të BE-së përmenden si “shtete anëtare”, ndërsa ata nga rajoni si “partnerë” Pavarësisht kundërshtimeve nga shtetet e Bashkimit Evropian, përfaqësuesit e 28 shteteve anëtare kanë rënë dakord për tekstin e deklaratës së përbashkët, që do të miratohet në Samitin për Ballkanin Perëndimor të enjten, në Sofje të Bullgarisë.

“Samiti i Sofjes është më i rëndësishmi prej vitit 2003, sepse është hera e parë kur Kosova praktikisht trajtohet në mënyrë të barabartë me shtetet e rajonit dhe trajtohet sikur çdo shtet tjetër e që është një arritje e madhe. Është arritje për ne pavarësisht asaj se çka Spanja mendon, ne do jemi pjesëmarrës në këtë samit dhe Kosova do të trajtohet e barabartë me shtetet e tjera”, ka theksuar Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …