leoni

Kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma thotë se ai nuk do të mbështes asnjë subjekt politik në këto zgjedhje

Kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma thotë se ai nuk do të mbështes asnjë subjekt politik në këto zgjedhje

Kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma ka dal me një deklaratë me rastin e fillimit të fushatës zgjedhore. Ai thotë se si kryetar i komunës së Hanit të Elezit, nuk do të mbështes asnjë subjekt politik në këto zgjedhje. Suma fton qytetarët e komunës së Hanit të Elezit që të zhvillojnë një fushatë të qetë e të ndershme pa fyerje, pa etiketime, pa shantazhime, me një fjalë të tregojmë një kulturë politike e qytetare. “Të nderuar qytetarë, nga sot (25.09.2019) edhe zyrtarisht fillon fushata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Republikës së Kosovës që do të mbahen me 6 Tetor 2019. Në emërin tim personal dhe të komunës së Hanit te Elezit ftojë të gjithë qytetarët me të drejtë vote që me dt. 6 Tetor 2019 të dalin masivisht për të kryer obligimin e tyre qytetarë dhe të votojnë për kandidatët që mendojnë se janë më të mirët për të përfaqësuar popullin dhe për të qeverisur me Kosovën në katër vitet e ardhëshme. Unë si kryetar i komunës së Hanit te Elezit, nuk do të mbështes asnjë subjekt politik në këto zgjedhje dhe ftojë qytetarët e komunës së Hanit të Elezit që të zhvillojnë një fushatë të qetë e të ndershme pa fyerje, pa etiketime, pa shantazhime, me një fjalë të tregojmë një kulturë politike e qytetare. Të gjithë kandidatëve për deputet dhe subjekteve politike ju dëshirojë suksese në zgjedhjet e 6 Tetorit 2019:, ka shkruar Suma.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …