Donald Trump pranoi publikisht se do të lë detyrën më 20 janar, duke premtuar një transferim të rregullt të pushtetit

Demokratët amerikanë do të bëjnë një kërkesë zyrtare për shkarkimin e kryetarit të SHBA-ve, Donald Trump

Demokratët amerikanë do të bëjnë një kërkesë zyrtare për shkarkimin e kryetarit Trump. Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nensi Pelosi, pritet të njoftojë se demokratët do të bëjnë një kërkesë zyrtare për të hetuar mundësinë e shkarkimit të kryetarit. Kjo kërkesë bazohet mbi akuzat se  Trump ka kërkuar angazhimin e fuqive të huaja për përfitime politike. Pjesë e këtij argumenti janë akuzat se kryetari i SHBA-ve i ka bërë presion kryetarit ukrainas, Zelenski, për të hapur një hetim zyrtar ndaj ish-zëvendëspresidentit amerikan, Xho Bajden, kandidat kryesor për president nga demokratët dhe ndaj djalit të tij. Kjo bisedë është pjesë e një ankese të bërë nga një dëshmitar dhe që tregon se administrata e Trumpit ia ka mbajtur të fshehtë Kongresit.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Profesori i së drejtës kushtetuese, Enver Hasani, thotë se Asociacioni është obligim ndërkombëtar i Kosovës që do të përmbushet

Profesori i së drejtës kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se Asociacioni është obligim ndërkombëtar i …