Në Bronks të Nju Jorkut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës hapet shkolla shqipe “Alba Life”

Në Bronks të Nju Jorkut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës hapet shkolla shqipe “Alba Life”

Në Bronks të Nju Jorkut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u hap shkolla shqipe “Alba Life”. Themeluesit e kësaj shkolle janë Qemal dhe Kozeta Zylo, të cilët për vite me radhë kishin punuar dhe kontribuar në promovimin e vlerave shqiptare, derisa kërkesat për mësim në gjuhën shqipe rriteshin brenda dite në rajonin e Bronksit. Familja Zylo u bën ideatorë për hapjen e kësaj shkolle, si një qendër e kultivimit të vlerave shqiptare, duke mundësuar integrimin e të vegjëlve shqiptarë në kulturën vendëse, ndonëse nga larg. Në mesin e stafit të kësaj shkolle shqipe është edhe Mirvete Krasniqi-Veselaj, e cila muaj më parë kishte emigruar nga Kosova në Amerikë dhe tani është pjesë e stafit të kësaj shkolle, në cilësinë e mësimdhënëses, profesion të cilin e kishte ushtruar prej vitesh në shkollën fillore të mesme të ulët “28 Nëntori” në Raushiq të Pejës. Kjo shkollë premton shumë dhe pret nxënës të rinj, duke u siguruar atyre një staf me përgatitje të mëdha.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …