Kryetari i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha, deklaroi se FSK-ja po punon mjaft mirë në rrjedhat e sigurisë

Kryetari i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha, ka deklaruar se Forcat e Sigurisë së Kosovës janë duke punuar mjaft mirë sa i përket problemeve të sigurisë që po shkaktohen në vend. Ai pas raportimit të Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënan Bashkim Jashari, ka thënë se komandanti është duke ë bërë një punë të shkëlqyer me ushtrinë, duke shtuar se gjitha problemet që shfaqen janë duke u eliminuar. I pyetur nga gazetarët nëse gjatë mbledhjes me komandantin e FSK-së, është diskutuar për vendimin e qeverisjes Haradinaj që ishte marrë në vitin 2019, lidhur me pagat e ushtarëve të FSK-së, Berisha ka thënë se propozimi është që të kthehet ai ligj në fuqi, në mënyrë që të ketë rritje të pagave në këtë drejtim. Mes tjerash është pyetur nëse kishte diskutim nga ana e komandantit për vijën kufitare me Serbinë nëse ka policë serbë që janë duke patrulluar, për çfarë tha se kanë diskutuat për gjitha temat, mirëpo se nuk dihet tendenca e tyre gjatë qëndrimit në vijë kufitare.

 

Kontrolloni gjithashtu

Matti Nissinen: Kosova duhet të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, madje shumë shpejt

Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ka bërë të ditur se vendi i tij …