Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj kërkoi nga ndërkombëtarët ta hetojnë sulmin terrorist kundër Policisë së Kosovës, më 24 shtator

Ramush Haradinaj: Edhe Putini po të kishte qenë kryeministër i Kosovës nuk do ta kishte ndihmuar Rusinë sa po e ndihmon, Albin Kurti

Kryetari i AAK-së,  Ramush Haradinaj, është shprehur se edhe Putini po të kishte qenë kryetar i qeverisë së Kosovës nuk do ta kishte ndihmuar kaq shumë Rusinë sa e ka ndihmuar, atë, Albin   Kurti. Ky reagim i ashpër i kreut të AAK-së ka të bëjë me  situatën që është  krijuar në Kosovë dhe marrëdhënieve me ndërkombëtarët. Ne me shumë ngut e kemi ngritur çështjen e Kosovës në nivele të vendimmarrësve të parë të presidentit Macron e kancelarit Sholz, me mbështetjen amerikane në nivel sekretarësh shteti. Që nga marrëveshja e njohur e plani franko-gjerman qeveria jonë ka bërë kthim prapa, në vend që të shkojë në nivel e marrëdhënieve drejt anëtarësimit në NATO që ishte opsion, qeveria është kthyer prapa duke kërkuar çështje që e prishin besimin e krijuar dhe dëmtojnë marrëveshjen e arritur. Çështja e dinarit është kulmi duke shkuar deri në hidhërim të vendeve aleate të Kosovës. Haradinaj konsideron se Albin Kurti është vënë në funksion të agjendës ruse për destabilizim, duke përkeqësuar marrëdhëniet me aleatët dhe mbështetësit e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Matti Nissinen: Kosova duhet të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, madje shumë shpejt

Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ka bërë të ditur se vendi i tij …