Kryetari i Komisionit për të Pagjeturit, Andin Hoti, ka njoftuar se më 15 janar, do të zhvillohet takimi i parë në Bruksel, në nivel zëvendësish

Kryetari i Komisionit për të Pagjeturit, Andin Hoti ka njoftuar se më 15 janar 2025, do të zhvillojnë takimin e parë në Bruksel, në nivel zëvendësish. Kosova do të përfaqësohet nga Halil Cenaj, i caktuar si përfaqësues i delegacionit. Hoti e quajti këtë takim një hap të rëndësishëm drejt zbatimit të marrëveshjes së “Deklaratës për Persona të Zhdukur”, të miratuar më 2 maj 2023. Takimi ka për qëllim: Përcaktimin e planit të punës për seancat e ardhshme. Adresimin e çështjeve kryesore lidhur me personat e zhdukur, përfshirë monitorimin e zbatimit të marrëveshjes dhe shkresën për arkivat e dorëzuar Serbisë. Hoti shpjegoi se për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, nuk do të marrë pjesë në takim, por nënvizoi rëndësinë e vijimit të përkushtimit për çështjen e personave të zhdukur.

Kontrolloni gjithashtu

Çitaku, Haxhiut: As s’do të heshtim, as s’do të dorëzohemi

Vlora Çitaku: Askush nuk duhet të ketë imunitet për shkelje të qëllimshme të Kushtetutës, as deputetët

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kërkuar që moszbatimi i qëllimshëm i …