Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti në takim guvernatorin e Qarkut Atashehir të Stambollit, Ismail Hakki Ertash

Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti në takim guvernatorin e Qarkut Atashehir të Stambollit, Ismail Hakki Ertash

Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur në një takim guvernatorin e Qarkut Atashehir të Stambollit, Ismail Hakki Ertash, me të cilin ka diskutuar për ngritjen e cilësisë së arsimit si dhe mundësinë e bashkëpunimit në të ardhmen. Ndërsa, gjatë muajit mars, të këtij viti, Drejtoresha e Arsimit Luljeta Veselaj-Gutaj, bashkë me zyrtarët e DKA-së si dhe me koordinatorin e projektit Erol Kala, ishin për vizitë në komunën e Atashehirit në Stamboll ku është pritur nga Ismail Hakki Ertash. Qëllimi i vizitës ishte projekti për binjakëzimin e shkollave të komunës së Prizrenit me 11 shkolla të komunës së Atashehirit, ku gjashtë prej tyre janë shkolla fillore dhe katër shkolla të mesme të larta. Në vizitë morën pjesë edhe drejtorët e shkollave që janë të binjakëzuara me shkollat e Atashehirit.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …