Kryetari i Komunës të Lipjanit, Imri Ahmeti tha se ndarja buxhetore më shumë për disa komuna, e për disa më pak, është e tejdukshme

Kryetari i Komunës të Lipjanit, Imri Ahmeti tha se ndarja buxhetore më shumë për disa komuna, e për disa më pak, është e tejdukshme

Kryetari i Komunës të Lipjanit, Imri Ahmeti ka deklaruar se ndarja buxhetore më shumë për disa komuna, e për disa më pak, është tepër e hapur dhe se nuk beson që do të drejtojnë ndonjë ankesë, përveç se do të vazhdojnë me mjete e tyre. “Nuk është e drejtë sepse nuk mendoj që është vepruar drejt në proporcione me numërimin e popullatës, në proporcione me territorin gjeografik që kanë komunat dhe me problemet që i kanë të pa zgjidhura. Tani është rritur kjo diferenca e mbështetjes jashtëzakonisht shumë dhe vitin që vjen 2024, vërtet është një buxhet tepër i drejtpërdrejt të orientuara politikisht, ndoshta edhe më përpara ka pasur….Nuk është viti i parë edhe në vitin 2023 ne kemi qenë 00 të mbështetur, janë projekte që kanë filluar ndoshta në vitin 2018/2019 me memorandume   të asaj kohe të cilat kanë vazhduar shumë ngadalë ose e kemi projektin e një shkolle të mesme në Lipjan, e cila është e kontraktuar më 2019 dhe agjendën buxhetore të kësaj qeverie është paraparë edhe 3 vite të ndodhë vetëm faza e dytë që i bie investimet jo të vrazhda në atë shkollë.Nuk e di cilat janë hapat e mëtutjeshëm, do të veprojmë me buxhetin tonë siç e kemi, do të zhvillojmë projektet tona që i kemi tutje, përndryshe tani për tani nuk kemi zgjidhje tjetër”, tha Imri Ahmeti. (Kosovapress)

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në takim me kryeministrin Kurti pajtohet për shpërndarjen e Kuvendit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vlerësuar  takimin e tij me kryeministrin Albin Kurti, duke …