Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi dekretoi emërimin dhe gradimin e gjeneralëve të Ushtrisë së Kosovës

Kryetari, Hashim Thaçi, në mbështetje të Kushtetutës të Republikës së Kosovës, Ligjit për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës, ka bërë emërimin dhe gradimin e gjeneralëve të FSK-së:

Gjeneral brigade Enver Cikaqi, gradohet në gradën Gjeneralmajor i FSK-së dhe emërohet Zëvendëskomandant i saj. Gjeneralmajor Bashkim Jashari emërohet Inspektor gjeneral në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes; Gjeneralmajor Gëzim Hazrolli emërohet  Drejtor i Drejtorisë së Inteligjencës në Ministrinë e Mbrojtjes; Gjeneral brigade Nazmi Brahimaj emërohet Drejtor i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në Ministrinë e Mbrojtjes;   Gjeneral brigade Fadil Hadërgjonaj emërohet Komandant i Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së;       Gjeneral brigade, Xhevahir Geci emërohet Komandant i Komandës së Gardës Kombëtare të FSK-së; Gjeneral brigade Naim Haziri emërohet Komandant i Komandës së Logjistikës së FSK-së; Gjeneral brigade Irfete Spahiu emërohet Komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes së FSK-së; dhe Kolonel Jeton Dreshaj gradohet në gradën Gjeneral brigade i FSK-së dhe emërohet Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së. Dekretimi dhe emërimi i gjeneralëve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë së Kosovës – FSK, ka hyrë në fuqi më 12 gusht 2019.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku

Sami Lushtaku: Drenica është gati për zgjedhjet, mundësia e kthimit të Thaçit do të bënte revolucion në Kosovë

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës, në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka shprehur besimin …