Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur në takim nga kryeministri japonez, Shinzo Abe

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur në takim nga  kryeministri japonez, Shinzo Abe, në fillim të vizitës zyrtare në Japoni, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Perandorit Naruhito. Thaçi dhe Abe në këtë takim kanë konfirmuar marrëdhëniet e mira bilaterale në mes dy vendeve. Thaçi  i ka shprehur ngushëllime kryeministrit Abe edhe për viktimat e tajfunit të fundit, ndërkohë që është shprehur i kënaqur me përparimin e marrëdhënieve në mes të dyja vendeve. “Hapja e Ambasadës së Japonisë në Prishtinë në fillim të vitit të ardhshëm dhe samiti i suksesshëm i bizneseve nga Kosova, Japonia e Austria në Vjenë, në fillim të këtij muaji, janë konfirmim i këtij avancimi”, ka thënë Thaçi. Edhe kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, sipas komunikatës së Presidencës, ka shprehur kënaqeshin e tij për intensifikimin e bashkëpunimit dhe përkrahjen në mes dy vendeve.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari turk, Erdogan

Erdoğan: Duke vrarë mbi 14.000 fëmijë të pafajshëm në Gaza, Izraeli tashmë ka tejkaluar famëkeqin nazist, Adolf Hitler

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoğan, ka deklaruar se duke vrarë mbi 14.000 fëmijë të …