Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka nënshkruar deklaratën e përbashkët të Samitit të Sofjes

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka nënshkruar deklaratën e përbashkët të Samitit të Sofjes

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka nënshkruar deklaratën e përbashkët me përfaqësuesit e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, e cila ka dalë si rezultat i Samitit të Sofjes. “Jam i lumtur që sot në Sofje, në emër të Republikës së Kosovës nënshkrova një deklaratë të përbashkët me përfaqësuesit e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, për të mbështetur një agjendë digjitale për Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë Kosovën. Ky është një hap konkret drejt uljes së kostos së romingut në rajon dhe me Bashkimin Evropian”. “Jetësimi i kësaj agjende digjitale është një lajm shumë i mirë për të gjithë konsumatorët dhe një përfitim i qartë i procesit të integrimit. Gjithashtu, kjo do të ndihmojë edhe nisjen e një pakoje të konsiderueshme të asistencës teknike për identifikimin e investimeve të mundshme digjitale dhe për të filluar një dialog të rregullt të rregullatorëve të Teknologjive, Informacionit dhe Komunikimit me Komisionin Evropian. Agjenda Digjitale për Ballkanin Perëndimor do të lansohet gjatë Asamblesë Digjitale në Sofje, më 26 qershor”, ka shkruar Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …