Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në një takim një delegacion të madh të arbreshëve të Italisë

Hashim Thaçi: Arbëreshët janë fija e pashkëputur e qytetërimit shqiptar, ata dhanë kontribut edhe për Kosovën

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, në një takim me arbëreshët e Italisë, i ka falënderuat ata për  kontribut të rëndësishëm që kanë dhënë për Kosovën.  “Është kënaqësi e veçantë që ky delegacion i arbëreshëve gjendet në shtetin e Kosovës, në këtë kohë kur po shënojmë 20 vjetorin e lirisë dhe çlirimit të Kosovës, për çka ju keni dhënë një kontribut të rëndësishëm. Iu jemi mirënjohës juve, familjeve tuaja dhe shtetit të Italisë. Shqiptarët në çdo kohë, përtej çdo brezi kudo që janë, ndihen shumë krenarë me ju dhe kanë çfarë të mësojnë nga jeta, puna dhe veprat e juaja, sepse ju jeni rrënjët tona të mirëfillta origjinale, gjeneza dhe fillesa e jonë, arbëreshët janë fija e pashkëputur e qytetërimit shqiptar. “Sot takoj njerëzit që kanë ruajtur historinë e tyre por i kanë kontribuar shtetit ku jetojnë. Për të vazhduar në sferën politike italiane dhe shumë figura tjera. Tri gjëra kanë qenë për ju dhe për ne të shenjta: figura heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu i cili u lind tek arbëreshët, flamuri kombëtar shqiptar dhe gjuha shqipe. Iu falënderoj që e keni forcuar lëvizjen kombëtare shqiptare, i keni dhënë shumë lëvizjes kombëtare politike dhe kulturore në krye me kolosin e letërsisë Jeronim De Rada”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Artan Grubi: Fitore historike në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë së Veriut, triumf për Maqedoninë Evropiane

Artan Grubi nga BDI-ja, pas rezultateve të para në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë së Veriut, …