Thaçi: Kosova është aktivisht e angazhuar për marrëveshje me Serbinë e cila përfshin njohje reciproke

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi shprehet i bindur se liberalizimi i vizave do të ndodh sivjet

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se votimi i demarkacionit me Malin e Zi nga deputetët e Kuvendit të Kosovës është një sukses i jashtëzakonshëm dhe Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet që i ka pasur për liberalizim të vizave. Ai është shprehur se Kosova do të lëvizë përpara edhe me themelimin e Asociacionit për Komunat me shumicë Serbe. I pari i vendit vlerësoi se Asociacioni do të themelohet në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Sipas tij ky Asociacion mbetet në kompetencat e ekspertëve. “Është një proces i përbashkët dhe ky do të ketë sukses”, ka thënë ai. Për arrestimin e Marko Gjuriqit, i pari i vendit tha se nuk prishen marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve. Ndërsa për arrestimin dhe deportimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova që ngjalli shumë reagime, i pari i vendit vlerësoi se Kosova dhe Turqia kanë raporte shumë të mira e korrekte.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ambasadori holandez, Robert Bosch thotë se skenat e dhunës, janë imazhe jo të mira për Kosovën

Robert Bosch: Kosovës po i kërkohet të bëjë lëshime më shumë sesa Serbisë

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka shpjeguar arsyet pse shumica e ndërkombëtarëve kërkojnë …