Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka marrë mbështetjen e Gjermanisë për liberalizimin e vizave

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka marrë mbështetjen e Gjermanisë për liberalizimin e vizave

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, thotë se ka marrë mbështetjen e Gjermanisë për liberalizimin e vizave dhe se ky shtet do të japë vlerësimin pozitiv për Kosovën për hapat e mëtejmë që do të ndërmerren në këtë proces. Veseli gjatë takimit me kryetarin e Bundestagut, Wolfgang Shojble ka falënderuar Gjermaninë për mbështetjen që ka dhënë për Kosovën në të gjitha proceset. Ai  theksoi se mbështetja e Berlinit zyrtar për Kosovën në proceset e ardhshme, është e një rëndësie të veçantë, si në aspektin e rrugëtimit euro-atlantik, ashtu edhe të zhvillimit ekonomik, nëpërmjet investimeve gjermane në vendin tonë. Kosova dhe Gjermania, si dy vende mike, tashmë kanë konsoliduar bashkëpunimin e tyre në shumë sfera, por theksoi nevojën që këto marrëdhënie të zgjerohen dhe forcohen edhe më tej. Edhe në takimin me kryetarin e Bundestagut gjerman, një përkrahës i madh i lirisë së Kosovës, kërkova prezencë edhe më të madhe të Gjermanisë në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar kundër deklaratës së ministres, Donika Shvarc

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar në deklaratën e ministres së  Jashtme, Donika Shvarc, …