AKP-ja

Qeveria e Kosovës është e interesuar që në një kohë më të shpejtë të përmbyll procesin e privatizimit

Qeveria e Kosovës është e interesuar që në një kohë më të shpejtë të përmbyll procesin e privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore, proces ky i filluar qysh në vitin 2003. Zyrtarë të qeverisë thonë se ky proces është zgjatur së tepërmi. Nga rreth 600 ndërmarrje shoqërore sa figurojnë të jenë në pronësi të Republikës së Kosovës, sipas të dhënave të prezantuara kohë më parë nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, janë privatizuar shumica prej tyre, prej të cilave janë krijuar nga një apo dy ndërmarrje të reja private. Sipas Agjencisë Kosovare e Privatizimit të paprivatizuara kanë mbetur rreth 2000 asete të ndërmarrjeve shoqërore. Në mesin e aseteve të paprivatizuara, numrin më të madh e përbëjnë tokat bujqësore. Këshilltari për ekonomi në Qeverinë e Kosovës, Haki Shatri, thotë për Radion Evropa e Lirë se Qeveria është e interesuar që të intensifikojë procesin e privatizimit dhe të përmbyll sa më shpejt pa i lënduar rregullat e punës.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …