Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, sot ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell. Gjatë këtij takimi është biseduar për zhvillimet aktuale në vend dhe qëndrimet e LDK-së në lidhje me zhvillimet e fundit. Kryetari Mustafa ka vlerësuar se gjendja aktuale politike në vend është mjaft e ndërlikuar dhe kërkon angazhim serioz dhe kreativ të të gjithë akterëve politikë për të garantuar mbrojtjen e interesave shtetëror të Kosovës. Duke e falënderuar për mbështetjen e pazëvendësueshme të Britanisë për Kosovën, kryetari Mustafa ka shprehur përkushtimin e LDK-së dhe të qytetarëve të vendit për të thelluar bashkëpunimin edhe më tutje.  Ndërkohë ambasadori O’Connell, ka falënderuar kryetarin Mustafa për pritjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj në 25-vjetorin e 11 Shtatorit: Miqësia me Amerikën është e pathyeshme

Ish kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar 25-vjetorin e sulmeve …