Brickos

Kuvendi i Kosovës

Komisioni për hartimin e Projekt-Rezolutës lidhur me gjenocidin, ka miratuar projekt-rezolutën

Komisioni për hartimin e Projekt-Rezolutës lidhur me  gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës në Kosovë, ka miratuar projekt-rezolutën për dënimin e gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës në Kosovë nga ana e Serbisë, për t’i hapur rrugë procedimit më tej në Kryesinë e Kuvendit. Në mbledhjen e komisionit deputetët treguan qëndrimet e tyre për dokumentin, dhe u pajtuan që Kuvendi i Kosovës duhet të konstatojë që një shtet agresor ka kryer gjenocid në vendin tonë. Deputeti Sami Kurteshi foli edhe për takimin që u mbajt të hënën në Kuvendin e Kosovës, me ftesë të kryetarit të Kuvendit, që sipas tij, ishte hap i shpejtë, i cili ka degraduar rezolutën. Kjo rezolutë është degraduar me veprimin e djeshëm”, ka nënvizuar Kurteshi.

Kryetarit të komisionit për hartimin e Projekt-Rezolutës lidhur me  gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës në Kosovë, Bilall Sherifi, tha se  nuk ka asnjë pengesë, meqë themelimi i Tribunalit dhe rezoluta mund të shkojnë paralel. “Nuk mendoj që duhet të shihet si pengesë e njëra-tjetrës. Mendoj që duhet të vazhdojmë me rezolutën, të punojmë ta kalojmë në Kuvend dhe nisma e kryetarit të Kuvendit duhet të shihet ndaras nga kjo, madje unë besoj që miratimi i rezolutës i jep kuptim pastaj të gjitha veprimeve të tjera që mund të bëhen në të ardhmen. Sa i përket rezolutës, që po thua se munden me na thënë kush e konstatoi, cila gjykatë, që ka pasur gjenocid, ajo duhet të jetë brenga jonë e fundit apo nuk duhet të jetë brengë fare, sepse edhe nëse një gjykatë vendore do të merrte një aktgjykim të tillë, prapë do të na thoshin se ishte e njëanshme, ka qenë subjektive, nuk ka reflektuar realitetin”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …