Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka pritur në takim ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka pritur në takim ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett. Në komunikatën për medie të LDK-së është thënë se në këtë takim janë diskutuar tema të rëndësishme për vendin, me theks të veçantë për zgjedhjet e brendshme të LDK-së dhe situata aktuale politike. Në vazhdimin e kësaj komunikate është bërë me dije se ambasadori Kosnett ka theksuar se është e rëndësishme që Kosova të ruajë fokusin e vet në fuqizimin e sundimit të ligjit, kthimit në tryezën e bisedimeve me Serbinë, për të arritur normalizim dhe për të krijuar mundësi të cilat lejojnë qytetarëve të Kosovës të kontribuojnë në prosperitetin e Kosovës. Të pranishëm në këtë takim kanë qenë  Agim Veliu, Lutfi Haziri, Vjosa Osmani, Vlora Dumoshi dhe Besian Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …