Kryetari i LDK-së, Isa Mustafae pret në takim në shtëpinë e tij kryeministrin shqiptar, Edi Rama

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa e pret në takim në shtëpinë e tij kryeministrin shqiptar, Edi Rama

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa priti sot në shtëpinë e tij në Prapashticë, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën i cili po qëndron për vizitë në Kosovë. Pas takimit, Mustafa bëri të ditur se me Ramën biseduan për zhvillimet e tanishme, si dhe theksoi se ardhja e Ramës në shtëpinë e tij e nderoi. “Kisha nderin të takohem me Kryeministrin e Shqipërisë, z Edi Rama e të bashkëbisedojmë për shumë tema aktuale. Ardhja e tij në Prapashticë, ku po qëndroj tani, ishte shenjë kujdesi dhe nder i veçantë për mua dhe familjen time.”, shkroi Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …