Kryetari i LDK-së, Lumir Adbixhiku i ka takuar minatorët në minierën e “Trepçës”, të cilët ka gati një muaj që e kanë ndalur punën pasi kanë mbetur pa paga nga qershori. Abdixhiku u takua me kryetarin e Sindikatës së Minatorëve Ibrahim Januzi dhe me minatorët të cilët tha se ka hezituar t’i takojë deri tash “me shpresën se çështja do të zgjidhej pa komplikim”. “Çdo involvim i yni partiak, barte rrezikun e politizimit të kauzës së tyre. Por neglizhenca institucionale, e shtetit, e qeverisë popullsite, e vargut të gjatë të atyre përfituesve që Trepçën e Minatorët i përdorin si pamflet elektoral një përdorim, ka bërë observimin tonë të duket të pakuptimtë. Prandaj sot qëndrova me ta. I dëgjova nga afër. Vizitova dhe pashë kushtet – jo vetëm të rënda të punës, por antihumane. Aq antihumane, sa nuk i besoni pa i parë vet aty! Por sot kushtet, pajisjet primitive, që datonin, besoni ose jo, që nga viti 1919, sot janë në rend të dytë”, shkroi Abdixhiku në një postim të tij
Kontrolloni gjithashtu
Armë, fishekë dhe pajisje teknologjike, janë gjetur nga aksioni i policisë në ministrinë e Mjedisit e Planifikimit Hapësinor të Liburn Aliut
Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, është zhvilluar një aksion në Ministrinë e Mjedisit, …